Motorët në sitën e Policisë/Mbi 1 mijë gjoba dhe 38 drejtues në pranga (VIDEO)

0 33

Policia e Shtetit ka kaluar në sitë këtë herë motorët. Gjatë dy ditëve të operacionit 38 drejtues në pranga, 1051 masa administrative dhe 62 motomjete të bllokuara. Drejtoria e Policisë Rrugore, në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur nga fakti që kohët e fundit në aksidente rrugore janë përfshirë motomjete, hartoi planin-operacional “Tispol-Motomjete 2020”.

Në zbatim të këtij plani, Policia Rrugore, në të gjithë vendin, për dy ditë me radhë, organizoi kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane, si dhe në rrugët rurale, për motomjetet dhe mjetet në përgjithësi, për pajisjen me dokumentacionin përkatës. Si rezultat, në të gjithë vendin gjatë dy ditëve u proceduan penalisht 79 drejtues motomjetesh, nga këta janë arrestuar në kushtet e flagrancës 38 prej tyre, konkretisht 33 për drejtim motomjeti pa leje drejtimi dhe 5 për drejtim motomjeti në gjendje të dehur.

Janë vendosur 201 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse, si dhe janë vendosur dhe 850 masa për mangësi në dokumentacionin e motomjeteve. Policia Rrugore do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së Kodit Rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.