Mozzik reagon ashpër ndaj produksionit të BB Vip pas ndëshkimit që i bënë Donaldit

0 195

Të premten është futur në shtëpinë e Big Brother VIP reperi i njohur nga Kosova, Mozzik. Ai u ftua për të dhuruar një performancë për banorët brenda shtëpisë, gjersa shprehu haptazi simpatinë dhe mbështetjen ndaj aktorit Donald Veshaj.

Që në mbrëmjen e së premtes, Arbana kishte deklaruar për publikun se ai është një qëndrim personal i Mozzikut dhe se produksioni nuk merr asnjë përgjegjësi mbi ato që ai thotë.

Ndërkohë, mbrëmjen e së martës u publikuan diskutimet që ishin bërë gjatë javës mbi këtë temë, ku u komunikua se Donaldi do të dënohej me dërgim të menjëhershëm në nominim, pasi kishte thyer rregullat duke ftuar reperin nga Ferizaj në dhomën e rrëfimit – gjë që ishte e ndaluar.

E lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe vet Donaldi me të parë komentet e shumta në rrjetet sociale si dhe diskutimin që është bërë në spektakël mbi këtë temë.

“sa vk kjo situata në Big Brother, o njerëz të dashur…qëllimi im ishte shumë i qartë dhe i pastër. Unë ika për të përkrahur shokun tim Donaldin dhe e thash qartë që të gjithë jeni të mirë, por Donaldi është Mjalta e shtëpisë! Dhe këta tani bëjnë p*rdha koti, jo dënime jo ç’dënime, fute brenda, fute aty, theve rregulla…shkurt, shqip, qartë! Donaldi duhet të jetë fitues, se është më i dashuri i publikut! Natën vëllai i madh, gjumë të qetë”, ka shkruar në Instagram reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu.

  • foto galeri

Leave A Reply

Your email address will not be published.