Mundësi shumë e mirë/ Ambasada Amerikane në Tiranë del me njoftimin e rëndësishëm

0 23

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale për të gjithë ata shqiptarë që duan të studiojnë në SHBA.

Njoftimi:

Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra jonë për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024. Stafi ynë organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë. Të gjithë të interesuarit për të ndjekur një seancë virtuale mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3wW3Ijw

Seanca jonë e fundit virtuale e informacionit do të mbahet të martën, më 7 qershor. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të mahnitshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!

Mundësi shumë e mirë/ Ambasada Amerikane në Tiranë del

Leave A Reply

Your email address will not be published.