Muzikë pas orës 20:00, policia: Kemi gjobitur 19 biznese

0 338

Me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe për të parë nëse në terren zbatohet vendimi që klubet e natës janë mbyllur dhe muzikë jo pas orës 20:00 po zbatohet, Policia e Shtetit thotë se ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin. Policia e Shtetit, bën me dije se ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektonin protokollet e sigurisë.

”Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas kryerjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet intensive për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 11 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20:00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht: 7 lokale në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Lezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19″,- thuhet më tej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.