Naftëtarët në grevë/Mehmetaj: Kryeministri Rama mashtron, po lë pa bukë 900 familje

0 320

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj thotë se kryeministri Edi Rama mashtron në lidhje me naftëtarët. Sipas saj, Rama harxhohen miliona euro për një incenerator të panevojshëm i cili ende nuk është vendosur në punë e nuk ka fare të punësuar, e nga ana tjetër lihen pa bukë më shumë se 900 familje fierake e mallakastriote. Mehmetaj thekson se rafineria nuk është e degraduar, ”ama degradimi i rafinerisë dhe mos vendosja e saj në punë i intereson oligarkëve të Edi Ramës. Së pari që ta përdorin duke mos i paguar asnjë detyrim shtetit e punonjësve e së dyti për të futur në tregun shqiptarë naftën me çmimim më të lartë e abuzues në rajon”,- shkruan më tej nënkryetarja e LSI-së në facebook.

Postim i plotë

Edi Rama-Gënjeshtari patologjik! Edhe kush nuk i dëgjoi mbrëmë ulërimat gënjeshtare të Edi Ramës gjatë emisionit ‘Opinion’, me siguri ka shikuar nëpër lajme e rrjete sociale veprimet e tij të lajthitura që u bënë virale. Ndër lumin e gënjeshtrave që ai tha dje, dua të veçoj ato drejtuar Rafinerisë së Ballshit kur prej dy javësh naftëtarë burra e gra janë futur në grevë urie.

Për këdo që nuk e njeh situatën në Rafinerinë e Ballshit duhet të dijë se Kryeministri gënjen kur thotë se ajo është e degraduar, gënjen kur thotë se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi kundrejt rafinerisë dhe punonjësve të saj, gënjen kur thotë se ata nuk i duan pagat sociale. Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është vjedhja e korrupsioni masiv që oligarkët e Edi Ramës kanë bërë në kurriz, jo vetëm të naftëtarëve, por të gjithë shqiptarëve.

Disa herë është shpjeguar publikisht se gjatë privatizimit të ARMO-s shteti shqiptar mbajti rreth 15% të aksioneve pikërisht për të ruajtur interesat kombëtare sa i takon rafinerisë si aset por njëkohësisht edhe punonjësve. Disa herë publikisht naftëtarët kanë shpjeguar se kanë fituar me gjyq të drejtën për të marrë pagat e prapambetura e për zbatimim e këtyre vendime të gjykatës duhet të sigurohen institucionet shtetërore (si përmbarimi).

Disa herë publikisht naftëtarët kanë deklaruar se kur kanë vajtur në zyrat e punës për të kërkuar “pagat sociale” që përmend Edi Rama, u është thënë se ata figurojnë të punësuar. Disa here naftëtarët publikisht kanë kërkuar të drejtat që u vijnë si rrjedhojë e Statusit të Naftëtarit që qeveria refuzon t’jua njohë. Nga ana tjetër rafineria nuk është e degraduar, ama degradimi i rafinerisë dhe mos vendosja e saj në punë i intereson oligarkëve të Edi Ramës. Së pari që ta përdorin duke mos i paguar asnjë detyrim shtetit e punonjësve e së dyti për të futur në tregun shqiptarë naftën me çmimim më të lartë e abuzues në rajon.

Edi Rama që as nuk di e as nuk do të mësojë, sepse për të parësor janë interesat e xhepave të tij, të lexojë raportet e të dëgjojë ekspertët se sa lehtësisht vendoset në punë rafineria. Edi Rama i oligarkëve tu shpjegojë shqiptarëve se çfarë po bëhet me Albpetrolin, vendburimet e saj e punën që bën për nxjerrjen naftës. Kështu edhe qytetarët do e kenë të qartë skemën gjigande të korrupsionit që luhet në sektorin e naftës.

Mjaft me mashtrime, Edi Rama tu përgjigjet naftëtarëve, jo për keqardhje, por sepse e detyron ligji. Tu përgjigjet naftëtarëve se do jet përjetë në turpin e tij e të Partisë Socialiste që nga njëra e Fierit harxhohen miliona euro për një incenerator të panevojshëm i cili ende nuk është vendosur në punë e nuk ka fare të punësuar, e nga ana tjetër lihen pa bukë më shumë se 900 familje fierake e mallakastriote, familjarët e të cilëve ua kanë dedikuar jetën e tyre sektorit të naftës.

Edi Rama-Gënjeshtari patologjik! Edhe kush nuk i dëgjoi mbrëmë ulërimat gënjeshtare të Edi Ramës gjatë emisionit ‘Opinion’, me siguri ka shikuar nëpër lajme e rrjete sociale veprimet e tij të lajthitura që u bënë virale. Ndër lumin e gënjeshtrave që ai tha dje, dua të veçoj ato drejtuar Rafinerisë së Ballshit kur prej dy javësh naftëtarë burra e gra janë futur në grevë urie.Për këdo që nuk e njeh situatën në Rafinerinë e Ballshit duhet të dijë se Kryeministri gënjen kur thotë se ajo është e degraduar, gënjen kur thotë se shteti nuk ka asnjë përgjegjësi kundrejt rafinerisë dhe punonjësve të saj, gënjen kur thotë se ata nuk i duan pagat sociale. Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është vjedhja e korrupsioni masiv që oligarkët e Edi Ramës kanë bërë në kurriz, jo vetëm të naftëtarëve, por të gjithë shqiptarëve. Disa herë është shpjeguar publikisht se gjatë privatizimit të ARMO-s shteti shqiptar mbajti rreth 15% të aksioneve pikërisht për të ruajtur interesat kombëtare sa i takon rafinerisë si aset por njëkohësisht edhe punonjësve. Disa herë publikisht naftëtarët kanë shpjeguar se kanë fituar me gjyq të drejtën për të marrë pagat e prapambetura e për zbatimim e këtyre vendime të gjykatës duhet të sigurohen institucionet shtetërore (si përmbarimi). Disa herë publikisht naftëtarët kanë deklaruar se kur kanë vajtur në zyrat e punës për të kërkuar “pagat sociale” që përmend Edi Rama, u është thënë se ata figurojnë të punësuar. Disa here, naftëtarët publikisht kanë kërkuar të drejtat që u vijnë si rrjedhojë e Statusit të Naftëtarit që qeveria refuzon t’jua njohë. Nga ana tjetër rafineria nuk është e degraduar, ama degradimi i rafinerisë dhe mos vendosja e saj në punë i intereson oligarkëve të Edi Ramës. Së pari që ta përdorin duke mos i paguar asnjë detyrim shtetit e punonjësve e së dyti për të futur në tregun shqiptarë naftën me çmimim më të lartë e abuzues në rajon. Edi Rama që as nuk di e as nuk do të mësojë, sepse për të parësor janë interesat e xhepave të tij, të lexojë raportet e të dëgjojë ekspertët se sa lehtësisht vendoset në punë rafineria. Edi Rama i oligarkëve tu shpjegojë shqiptarëve se çfarë po bëhet me Albpetrolin, vendburimet e saj e punën që bën për nxjerrjen naftës. Kështu edhe qytetarët do e kenë të qartë skemën gjigande të korrupsionit që luhet në sektorin e naftës. Mjaft me mashtrime, Edi Rama tu përgjigjet naftëtarëve, jo për keqardhje, por sepse e detyron ligji. Tu përgjigjet naftëtarëve se do jet përjetë në turpin e tij e të Partisë Socialiste që nga njëra e Fierit harxhohen miliona euro për një incenerator të panevojshëm i cili ende nuk është vendosur në punë e nuk ka fare të punësuar, e nga ana tjetër lihen pa bukë më shumë se 900 familje fierake e mallakastriote, familjarët e të cilëve ua kanë dedikuar jetën e tyre sektorit të naftës.

Gepostet von Kejdi Mehmetaj am Freitag, 16. Oktober 2020

Leave A Reply

Your email address will not be published.