Napoli prezanton goditjen e radhës në merkato, një shok i ri reparti për Rrahmanin

0 42

Mbrojtësi nga Koreja e Jugut, Kim Min-Jae është futbollisti më i ri i Napolit.

Klubi italian prej kohësh kishte arritur një akord me 25-vjeçarin dhe së fundmi, pas vizitave mjekësore erdhi dhe prezantimi.

Madje këtë lajm e konfirmoi edhe vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili në një postim në Twitter, i uroi mirëseardhjen koreano-jugorit.

Ai pritet që të zëvendësojëKulibalion, i cili u largua për te Çelsi dhe të jetë shoku i ri i repartit me mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Amri Rrahmanin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SSC Napoli (@officialsscnapoli)

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.