Nata e finales së madhe, ja sa para fiton klubi që ngre lart trofeun historik

0 53

Sot në mbrëmje fusha e stadiumit “Air Albania” do të shkelet nga dy finalistë të një kompeticioni debutues të UEFA-s, Ligës së Konferencës, ku Roma dhe Fejnordi do të përballen për një trofe europian, i cili edhe pse i fundit nga rëndësia, mungon prej vitesh për këto dy klube.

Nga ana e përfitimeve financiare, fituesi i trofeut do të marrë 5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të përfitojë 3 milionë euro. Që nga faza e grupeve UEFA ka paguar çdo skuadër për çdo tur të kaluar në këtë kompeticion, që do të mësojë fituesin e trofeut sot në mbrëmje në orën 21:00. Sa i përket trofeut, ai është i veçantë sepse është krijuar për herë të parë.

DETAJE NGA TROFEU – Trofeu i UEFA Europa Conference League është 57.5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg. Ai përbëhet nga 32 gjemba gjashtëkëndorë – një për çdo ekip në fazën e grupeve të garës – duke u përdredhur dhe lakuar nga baza. Skuadra fituese shpërblehet me 40 medalje ari dhe nënkampionët me 40 medalje argjendi. Fituesit fitojnë një vend në fazën e grupeve të Europa League 2022-‘23, nëse nuk janë kualifikuar përmes kompeticioneve vendase.

Leave A Reply

Your email address will not be published.