NATO: Presim me krah hapur Suedinë dhe Finlandën!

0 34

NATO, mirëpret anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nëse Suedia dhe Finlanda duan të bëhen pjesë e aleancës do të priten krah hapur. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një konference për shtyp me presidenten e Eurodhomës Roberta Metsola.

“Ne kemi punuar me këto vende për vite me radhë, e dimë se forcat e tyre kanë standarde të NATO-s, ne kemi kryer shumë misione së bashku dhe pres që procesi të jetë i shpejtë pasi të kryhen formalitetet. Jam i sigurt se ne do të gjejmë marrëveshje sigurie në periudhën e ndërmjetme derisa zgjedhja e tyre të ratifikohet”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.