Ndalimi i emigrantëve, Biden shfuqizon vendimin e Trump

0 287

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden anuloi një urdhër të paraardhësit të tij që bllokonte shumë aplikantë të Kartës së Gjelbër të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Trump firmosi masën e ndalimit vitin e kaluar, duke thënë se ishte e nevojshme për të mbrojtur punonjësit amerikanë mes papunësisë së lartë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Teksa shfuqizoi urdhërin presidenti demokrat pohoi se ajo kishte penguar bashkimin e familjeve në SHBA dhe dëmtonte bizneset amerikane. Biden, ka premtuar të zhbeje shumë nga politikat e ashpra të imigracionit të Donald Trump.

Leave A Reply

Your email address will not be published.