Ndalimi i importeve të naftës ruse/ Hungaria del kundër propozimit të BE: E papranueshme!

0 46

Hungaria nuk do të mbështesë propozimin e BE-së për të ndaluar importet e naftës ruse gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, tha ministri i jashtëm i vendit, Peter Szijjarto.

Në një video të postuar në Facebook, Szijjarto tha se furnizimi me energji i Hungarisë “do të shkatërrohej plotësisht” nga një embargo e BE-së ndaj naftës ruse, e cila sipas tij do ta bënte “të pamundur për Hungarinë marrjen e naftës së nevojshme për funksionimin e ekonomisë hungareze”.

Më herët sot, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se furnizimi rus me naftë bruto do të ndalohet brenda gjashtë muajve dhe produktet e rafinuara do të ndalohen deri në fund të vitit, ndërsa pranoi kërkesat nga vende si Sllovakia dhe Hungaria për fleksibilitet shtesë. Szijjarto tha se, edhe me një vonesë, Hungaria mund të pajtohej me masat vetëm nëse importet e naftës së papërpunuar nga Rusia nëpërmjet tubacionit do të përjashtoheshin nga sanksionet.

Ndërkohë, ministri i marrëdhënieve ndërkombëtare i Hungarisë, Zoltán Kovács, tha se vendi i tij do të vërë veton ndaj propozimit të BE-së. Në një intervistë për BBC, Kovács e përshkroi propozimin si “të papranueshëm” dhe se ai do të “shkatërronte” ekonominë hungareze.

Hungaria mori më shumë se gjysmën e importeve të saj të naftës bruto dhe produkteve të naftës nga Rusia vitin e kaluar, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.