Ndërhyrja në Kushtetutë/Deputeti tërheq firmën: Pa lirinë e votës, listat e hapura të çojnë sërish tek horrat

0 390

Deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi, përmes një postimi në facebook, bën me dije se tërheq firmën nga kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë. Ai shpjegon se “ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e opozitës parlamentare, por që parashikon se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit”. Deputeti shkruan se ndëryrjet e këqija në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë. Sipas tij, ato mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës. ”Listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat. Interesi i partive të vogla shkon në përpjestim të drejtë me rritjen e demokracisë,për rrjedhojë me interesin e shqiptarëve”.

Postimi i plotë

Pse Balli Kombëtar Demokrat tërheq firmat nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë? Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një inisiativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashioh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit. Të premten 29 deputetë të Opozitës Parlamentare depozituan një kërkesë për ndërhyrjen në Kushtetutë në nenet 64 dhe 68 me qëllim hapjen e listave.

Në diskutimet e mia me kolegët tentova që të bënim një kërkesë të qartë, megjithatë firmosa në një marrëveshje xhentëllmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave,që do të thotë se duhet ndryshuar Neni 64 i Kushtetutës dhe praragrafi i dytë i Nenit 68 “Renditja e Kanditateve per deputet ne listat shume emerore nuk mund te ndryshohet pas paraqitjes se listes”.

Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar.Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë. Kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë,ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot,ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik. Pra Ajo që ndryshon është vetëm mënyra se si arrihen këto. Thënë më qartë, ndryshojnë formulën por ruajnë kapjen e sistemit që kanë sot.

Nevoja e vendit kërkon një demokraci të fortë e cila nuk mund të bëhet pa një pluripartitizëm, i cili është i pashmangshëm nëse vota e qytetarëve ështē e lirë dhe kalon nëpër një formulë zgjedhore që reflekton një përthyerje të papërfillshme në raport me vullnetin e tyre. Liria e votës, kërkon lirinë e besimit qytetar i cili garantohet nga një formulë zgjedhore që nuk lejojon vjedhjen e institucionalizuar të votës dhe konkretisht një sistem propocional kombëtar pa prag të poshtëm.

Liria e votës kërkon procedurën e ruajtjes, indetifikimin biometrik, votimin dhe numurimin elektronik, largimin e faktorit njerëzor sa të mundemi nga sistemi i numurimit, depolitizimin e komisioneve të zvogëluar me ekonomistët e bankave dhe avokatë. Financimi i partive me parimin “një votë kushton X-Lekë”, bën që të ruhet konkurueshmëria në tregun politik,kundrejt finacimit të sotëm që financohen vetëm dy,tre apo dhe katër parti. Listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat. Interesi i Partive të vogla shkon në përpjestim të drejtë me rritjen e demokracisë,për rrjedhojë me interesin e shqiptarëve.

Mbajtja me çdo kusht në treg vetëm dy parti,prodhon këtë që kemi sot autokracinë që stimulohet nga pushteti i fortë që i jep ky kod zgjedhor që kemi. Ndëryrjet e këqia në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë. Ato mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës. Në këtë këndshikim ndjehem i pasigurt se si do të preket Kushtetuta,prandaj dy firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar Demokrat, e imja dhe e z.Besnik Troplini do të tërheqiqen nga lista e 29 deputetëve të Opozitës Parlamentare për ndërhyrjen në Kushtetutë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.