Ish-ministri i Drejtësisë apel Xhaçkës: Shpalle “non grata” Yuri Kimin për minim të demokracisë në Shqipëri

0 251

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas statusit në “Twitter” të ambasadores së SHBA, në vendin tonë Yuri Kim. Kim mëngjesin e sotëm iu drejtua kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, së ish-kryeministrit, Sali Berisha, ku i pyeti se nëse sponsorizuesi i tyre është një person i caktuar nga SHBA për korrupsion, çfarë ata iu premtojnë votuesve, po SHBA.

Manjani referuar deklaratës së Kim, është shprehur se ajo po ndërhyn në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 6 Marsit. Sipas tij kandidatët e koalicionit “Shtëpia e lirisë” i ka zgjedhur direkt anëtarësia e PD dhe asnjë nga ata nuk është i shpallur “non grata”.

Për ndërhyrje të ambasadores në fushatë elektorale dhe minim të demokracisë, Manjani i kërkon ministres së Jashtme, të shpallë Yuri Kim “non grata”.

“Ndërkohë si shtetas i këtij shteti, i kërkoj Ministres së Jashtme të vendit tim, ta shpallë non grata zonjën në fjalë për ndërhyrje në një fushatë elektorale dhe për minim të demokracisë në vend. Veprimtaria e saj publike është në mbështetje të hapur të vendimeve korruptive të qeverisë dhe opozitës së korruptuar!

Ndërkohë, ata kandidatë që pyet zonja, i ka zgjedhë direkt anëtarësia dhe asnjë nongratë! Asnjë kushtetutë e vendeve të NATOS nuk lejon e as pranon ambasadorë të tillë!

Në Amerikë zonja do ishte arrestuar, po t’ja bënte ndonjë kandidati këtë twitter!”, shkruan Manjani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.