Ndërroi jetë pasi u rrah nga shokët, djali i 57-vjeçarit: Nuk merrej me politikë, e qëlluan me shufra hekuri

0 270

57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj, i cili u rrah disa ditë më parë nga shokët e tij në Mallakastër, ndërroi jetë gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme. Ndërsa mëngjesin e kësaj të diele, Fatmir Sinrrapaj, djali i 57-vjeçarit, ka treguar se babai i tij doli për të blerë fruta nga shtëpia.

Në një prononcim për mediat, Fatmiri tregon se i ati nuk merrej fare me politikë, ndërsa personat që i shkaktuan vdekjen sipas tij e kanë vrarë në pabesi. ”Babai doli për të blerë disa fruta, nuk merrej me politikë. Ka filmime sesi ka ndodhur vdekja e babait tim. Babain tim e vranë në pabesi. Babai nuk ka qenë i dehur”,-thotë Fatmiri.

Ai ishte i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Tre personat të cilët e rrahën, u arrestuan dhe respektivisht janë caktuar dhe masat e sigurisë nga gjykata. Fitim Zekaj 44-vjeç është lënë në ”detyrim paraqitje”, Festim Alimerkaj 53-vjeç dhe Ferdinand Meraj 42-vjeç në ”arrest shtëpie”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.