Ndërron jetë gorilla më i vjetër në botë për shkak të Covid-19

0 203

Gorilla më i vjetër në botë, Ozzie ka ndërruar jetë. Kafsha 61 vjeçare u gjet pa shenja jete në kopshtin zoologjik të Atlantës të martën.

Veterinerët e kopshtit zoologjik vunë re se Ozzie filloi të humbiste oreksin e tij javën e kaluar – por vazhduan t’i ofronin kujdes dhe ta inkurajonin të hante dhe të pinte.

Dyshohet se Covidi ka qenë shkaktar i vdekjes ngase Ozzie ishte pozitiav para pak ditësh.

Ozzie mbërriti për herë të parë në Atlanta në vitin 1988 dhe ishte pjesë e një arritjeje shkencore kur u bë gorilla e parë që mori një matje të presionit të gjakut.

Në kopshtin zoologjik të Atlantës, Ozzie ka 3 djem, një vajzë, një mbesë, një stërmbesë dhe një stërnip… por prejardhja e tij shtrihet nëpër kopshte zoologjike të tjera në SHBA dhe Kanada.

Leave A Reply

Your email address will not be published.