Ndërron jetë “Zoti i Unazave”

0 23

Zi, trishtim dhe lot në basketbollin amerikan. Bill Russell, njeriu me më shumë unaza kampioni në historinë e NBA, ndërroi jetë të dielën në moshën 88-vjeçare.

Bill Russell u shpall kampion 11 herë në vetëm 13 vite, dy prej të cilave ishin si trajner-lojtar.

Bëhet fjalë për njeriun që ngriti në Olimp ekipin e Boston Celtics, me 8 tituj kampion radhazi në periudhën 1959-1966. Vetë ai u shpall lojtari më i mirë i sezonit (MVP) në 5 raste (1958, 1961, 1962, 1963 dhe 1965) dhe 12 herë u zgjodh për ndeshjen vjetore të yjeve (All Star Game).

Në karrierë, Russell ka pasur një mesatare prej 15 pikësh dhe 22,5 topash në tabelë për ndeshje.

Komisioneri i NBA, Adam Silver, publikoi një mesazh ngushëllimi për familjen e Bill Russell dhe botën e basketbollit, duke deklaruar se “Bill ka qenë kampioni më i madh në historinë e sporteve ekipore” dhe jo vetëm i basketbollit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.