Ndjekja e një ndeshje futbolli të skuadrës së zemrës, ka efekte psikofizike

0 324

Të shohësh një ndeshje futbolli në televizion, apo edhe në stadium, nuk është tamam si të praktikosh sport, por nëse ekipi yt i preferuar luan, mund të ketë rritje të rrahjeve të zemrës, që është e barabartë me atë të një shëtitjeje të shpejtë.

Një studim nga Universiteti i Leeds, në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur në këtë përfundim, duke regjistruar parametrat fiziologjikë të tifozëve të moshës 20 deri 65 vjeç në tri momente: e para, në gjysmë të kohës së lojës dhe në fund të tre ndeshjeve të kampinatit të luajtura nga ekipi i tyre i preferuar.

Ndeshja e parë u ndoq në distancë, dy të tjerat në stadium. Një gol nga skuadra e tyre e zemrës rriti rrahjet e zemrës me një mesatare prej 27%, një gol nga kundërshtarët me 22%. Në përgjithësi, që nga fillimi i ndeshjes, rrahjet e zemrës së pjesëmarrësve janë rritur mesatarisht me 17%, në disa deri në maksimum 130 rrahje në minutë, që është rreth 64% më shumë se vlera mesatare bazë. Siç vihet re nga studiuesit, është një stërvitje kardiovaskulare që korrespondon me ecjen e shpejtë.

Përfitimet e një stresi të tillë pozitiv rriten nga fitorja e ekipit tuaj. Presioni i gjakut bie, së bashku me ankthin, dhe ju ndjeni mirëqenie dhe eufori. Kjo gjendje mund të zgjasë 24 orë. Anasjelltas, një disfatë rrit presionin dhe mund t’ju çojë në një gjendje shpirtërore negative edhe për ditë me radhë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.