Ndodh mrekulla/Foshnja i “varrosur” për së gjalli shpëtohet nga banorët (Video e rëndë)

0 327

Një video shokuese është duke qarkulluar në rrjet. Në të shihet një foshnjë e porsalindur, i varrosur për së gjalli në Indi. Raportohet se fëmija është shpëtuar nga banorët e fshatit Sonoura, të cilët kishin shkuar pranë vendit ku u gjet i mituri për të punuar tokën.

Ata shprehen se teksa ishin duke punuar, dëgjuan të qarat e vazhdueshme të një fëmije, më pas ato u afruan më pranë dhe panë këmbën e një foshnje. Në video shikohet se si një burrë e tërheq vogëlushin nga këmba dhe arritën që ta shpëtojë.

Banorët e kanë dërguar të porsalindurin me shpejtësi për në spital. Pas testeve të kryera nga mjekët rezultoi se vogëlushi kishte gëlltitur baltë dhe i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Raportohet se fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.