Ndodh në Berat, dy të rinjtë shkulin dhe vjedhin derën e pallatit

0 26

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Berat.

Policia raporton se K. Z., 25 vjeç dhe D. G., 23 vjeç, të dy banues në Berat, gjatë natës, në lagjen “30 Vjetori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur derën hyrëse të një pallati.

Si pasojë, dy të rinjtë janë mundur të identifikohen nga policia dhe të arrestohen.

Njoftimi:

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Z., 25 vjeç dhe D. G., 23 vjeç, të dy banues në Berat, pasi gjatë natës, në lagjen “30 Vjetori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur derën hyrëse të një pallati. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.