Ndoka: Burg shtëpie me urdhër të Ramës

0 318

Çdo ditë kryeministri Edi Rama në fjalorin e tij përdor fjalën burg, për të gjithë ata të prekur që thyejnë karantinën dhe që shkaktojnë rritje të numrit të të prekurëve. Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, vetizolimin e ka cilësuar si një “burg shtëpie” me urdhër të Ramës. Sipas tij, për menaxhimin e pandemisë nuk ka pasur transparencë nga qeveria. “Virusi ishte shumë i rrezikshëm për moshat e treta, por fare pak i rrezikshëm për pjesën tjetër. Kryeminstri jonë ka krijuar panik, duke folur për një numër prej 18 mijë personash që humbin jetën, duke frikësuar edhe qytetarët e tij. Ai ishte në panik për veten e tij. Kam përshtypjen që ka kënaqësi për izolimin, duke blerë edhe dron për parë situatën, ai po tallej në njëfarë mënyre me qytetarët. Asnjëherë nuk promovoi personalitete të shëndetësisë që të flisnin me transparencë për të informuar qytetarët”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.