Ndryshime në qeveri, Rama emëron zëvendësministren e Punëve të Jashtme

0 162

Një tjetër grua i bashkohet kabinetit të qeverisë Rama.

Artemis Malo, emërohet zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Më herët Malo ka mbajtur këtë post.

Vendimi u mor ditën e sotme pas mbledhjes së zhvilluar nga Këshilli i Ministrave.

Njoftimi:

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Leave A Reply

Your email address will not be published.