Ndryshimet në Kushtetutë, Meta: Drama e Shqipërisë fillon nga 2008, populli viktimë

0 198

Presidenti Ilir Meta përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, lidhur me ndryshimet Kushtetuese thotë se Kushtetuta duhet të shenjtërohet dhe nuk duhet të ndryshojë pa referendum nga populli.

Sipas Metës, drama e Shqipërisë fillon në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese PS-PD dhe vendosjen e listave të mbyllura që sollën një demokraci formale dhe fasadë.

“Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli. Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë”, thotë Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.