Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve/Bordi:Sa do shitet nafta,benzina dhe gazi

0 45

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja me të cilat do të shiten karburantet në vendin tonë. Në një njoftim zyrtarë bëhet e ditur se nga dita e djeshme, nafta dhe benzina kanë pësuar ulje ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Çmimi i naftës ulet dhe do të shitet me pakicë nga 234 lekë për litër që ishte dje me 229 lekë për litër.

Ndërsa çmimi i benzinës në tregun me pakicë do të shitet 229 lekë dhe në tregun me shumicë 217 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë të gazit mbetet i pandryshuar dhe do të shitet me 90 lekë/litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”,-thuhet në njoftim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.