Në 30 vite kanë ikur 1.2 mln banorë, Presidenti Meta: Koha për të ndalur zhbërjen e Shqipërisë

0 293

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërndarë një raport shqetësues nga OKB-ja, ku thuhet se në 30 vite kanë ikur nga Shqipëria 1.2 milionë banorë.

Sipas kreut të shtetit, është koha për të ndaluar zhbërjen e Shqipërisë. Thirrja e kreut të shtetit për politikën është plotësimi i 15 kushteve që lidhen me Integrimin e vendit drejt BE-së.

”Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane! Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë”.

Postimi i plotë

Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani! Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!

Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.