Në 7 muaj, 3.6 milionë më pak hyrje dhe dalje nga Shqipëria

0 333

Covid-19 ndryshoi ecurinë e botës. 3.6 milionë më pak shtetas të huaj dhe shqiptarë hynë në vendin tonë në shtatë mujorin e këtij viti krahasuar me vitin e kaluar. Në periudhën janar-korrik të vitit 2019 në Shqipëri hynë 6.3 milionë shtetas, ndërsa këtë vit për të njëjtën periudhë kanë hyrë rreth 2.7 milionë, pra një rënie me rreth 58% dhe kjo ndodhi për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe mbylljes së kufijve.

Eksperti i Ekonomisë, Besart Kadia shpjegon se dëmi ekonomik mund të shkojë deri në 1 miliard euro. ”Duke qenë se numrat të paktën dhe me udhëtimet ajrore janë dyfishuar në 7 vitet e fundit të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri. Përllogaritet që mesatarisht shpenzojnë 300-500 euro gjatë udhëtimi të tyre, me të dhënat që kemi përafërsisht, ne mund të kemi një dëm deri në 1 miliard euro të shkaktuara nga mungesa e turizmit, nga periudha e Janarit deri në fund të gushtit”.

Efektet negative në ekonomi pritet që të jetë afatgjata. ”Në vitet e ardhshme, pra jo 2020, por 2021, edhe 2022, ne do të kemi vështirësi ekonomike të zgjatura në mungesë të të ardhurave nga kjo industri kaq e rëndësishme tashmë për ekonominë shqiptare”. Kadia thotë se gjatë pandemisë humbën vendin e punës rreth 30 mijë persona e në anën tjetër nuk ka pasur kërkesa për punonjës të rinj. Këta shtetas shqiptarë hynë në Shqipëri, pas muajsh të tërë të bllokuar apo edhe me frikën për të ardhur për shkak të Covid-19. /TCH/

Leave A Reply

Your email address will not be published.