Në Europë situata e rëndë nga Covid-19, në Kaliforni 27 milionë banorë nën izolim

0 350

Covid-19 vijon që të jetë shqetësues në të gjithë botën. Deri më tani raportohet për 66 milionë njerëz të infektuar, ndërsa numri i viktimave arriti në mbi një milionë e 500 mijë. Italia raportoi mbi 21,000 raste të diagnostikuara dhe 662 vdekje në 24 orët e fundit. Në total në shtetin fqinj rastet me Covid-19 kanë tejkaluar 170,000 me gati 60,000 vdekje. Vetëm rajoni i Abruzzos është shënuar si zonë me rrezik të lartë.

Vetëm të shtunën, Franca regjistroi 12,923 raste të reja Covid-19 të dhe 216 viktima. Të dhënat nga autoritetet shëndetësore të vendit tregojnë se numri i shtrimeve në spital dhe rastet e rënda ishin më pak se një ditë më parë.

Turqia raportoi 31,896 raste të reja Covid-19. Ajo ka ndërmarrë një seri masash të reja, duke përfshirë bllokimin e plotë gjatë fundjavës. Lockdown hyn në orën 21 të së premtes dhe përfundon në orën 5 të mëngjesit të së hënës ndërsa bllokimi gjatë natës në cdo ditë të javës do të vendoset nga ora 21:00 deri në 05:00.

Shtetet e Bashkuara mbeten më te goditurat nga pandemia në botë. Vdekjet nga Covid-19 në SHBA, kaluan në 280,000. Shteti i Kalifornisë raportoi mbi 25,000 raste të reja cka ka detyruar autoritetet të vendosin në izolim 27 milionë banorët masë që d të zgjas të paktën tre javë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.