“Në finale do dilja e fundit”, Hajati pas skualifikimit: Unë e fitova Eurovisionin

0 28

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar pasi kënga e saj “Sekret” nuk u kualifikua për natën finalen e festivalit europian të këngës, Eurovision.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajati thotë se edhe po të ishte në finale do të ishte e fundit. Më tej ajo shprehet se e ka fituar Eurovisionin sepse ka fituar publikun.

“Edhe po të isha në finale do të isha e fundit! E di, por dashuria që kam marrë është e pakrahasueshme. Unë e fitova Eurovisionin, sepse fitova publikun! Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë! Ju dua të gjithë,” ka shkruar Ronela në statusin e saj.

Performanca e Ronela Hajatit ka ndezur skenën e Eurovision me koreografinë e shoqëruar nga balerina Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.