Në kërkim të 6 mijë të zhdukurve, BE do mbështesë autoritetin e dosjeve

0 309

Bashkimi Europian do të mbështesë Autoritetin për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe familjet e të persekutuarve në zbulimin e varreve të familjareve të tyre të cilët u ekzekutuan gjatë regjimit komunist dhe u zhduken.

Zonat ku dyshohej se janë varrosur të vrarët, janë dëmtuar për shkaqe natyrore apo me ose pa qëllim nga dora e njeriut, do të jetë prokuroria, policia dhe bashkitë të cilat do të marrin përsipër ruajtjen dhe kujdesin e vendit.

Prel Doshi është një prej dëshmitareve të asaj kohë, i cili tregon se ku janë kryer dy ekzekutime masive, pranë Varrezave të Rrmajit dhe në afërsi të lumit Kir. Në të gjithë vendin janë rreth 6000 persona të zhdukur gjatë regjimit komunist.

Leave A Reply

Your email address will not be published.