Në klasë deri në orën 19:45. Ministria: Reduktohen testimet, mësimi online pa nota

0 311

Pasi Komiteti i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 bëri publik udhëzimin që duhet të zbatojnë shkollat në Republikën e Shqipërisë, sot Ministria e Arsimit ka publikuar draftin për vitin e ri shkollor 2020-2021. Tre janë skenarët e përgatitur për mësim në kohë të pandemisë së Covid-19, në të cilën janë përcaktuar qartë sesi do zhvillohet mësimi dhe detyrat e të gjithë aktorëve në këtë proces që nga drejtoria e shkollës deri tek sanitarja, por edhe tek prindërit si një nga hallkat më kryesore.

Skenari i parë 

Mësimi të zhvillohet në ambientet e shkollës dhe është më tepër i zbatueshëm për shkollat në zonat rurale, ku numri i nxënësve në klasa nuk është më shumë se 20. Në këtë rast është i mundur distancimi fizik dhe mësimi do të zhvillohet me një turn ku një orë mësimi do të zgjasë 45 minuta. Ndërkohë, sa i përket shkollave që kanë shumë nxënës mësimi do të bëhet me dy turne me nga 30 minuta mësim. Në rast se nuk mund të ruhet distanca mes nxënësve edhe pas ndarjes së tyre në 2 turne, atëherë shkolla do të jetë e hapur edhe gjatë pasdites. Pra, nxënësit do të zhvillojnë mësimin 4 nënturne, pra me dy nënturne brenda një turni. Mësimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:54.

Për turnin e parë ndajnë çdo klasë në dy grupe: grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45; grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45. Për turnin e dytë ndajnë çdo klasë në dy grupe: grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45; grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45.

Skenari i dytë 

Kurse skenari i dytë është që mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë). Nga mësimi online nuk do të ketë vlerësime me nota.

Skenari i tretë 

Ministria e Arsimit ka edhe një skenar të tretë e që është mësimi online dhe ky do të jetë në zbatim vetëm nëse situata e shifrave me Covid-19 do të ketë përkeqësime. Ora e mësimit do të jetë 25 minuta ne dy orë të njëpasnjëshme. Duhet theksuar se në dy javët e para të shtatorit, procesi i mësimdhënie-nxënies do të përqendrohet më tepër në përsëritjen e njohurive të marra gjatë mësimit online të zhvilluar në fund të vitit shkollor, teksa detyra kryesore për mësuesit është që të bëjnë kujdes, të mos mbingarkojnë nxënësit me detyra dhe, aq më tepër, me detyra që nuk mund të kryhen në kushtet e shtëpisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.