Në kushte laboratori, Covid-19 mbijeton për 28 ditë

0 339

Virusi përgjegjës për Covid-19, mund të mbetet infektues në sipërfaqe të tilla si kartëmonedhat, ekranet e telefonit apo inox për 28 ditë. Zbulimi i agjencisë kombëtare australiane të shkencave lë të kuptohet se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë shumë më gjatë nga sa mendohej.

Eksperimenti u krye në errësirë. Drita UV tashmë është treguar se shkatërron virusin.Disa ekspertë kanë hedhur dyshime edhe mbi kërcënimin aktual që paraqet transmetimi nga sipërfaqet në jetën reale. Koronavirusi përcillet kryesisht kur njerëzit kolliten, teshtijnë ose flasin. Ka edhe prova që ai mund të përhapet edhe nga grimcat e mbetura pezull në ajër.

Gjithashtu është e mundur që dikush mund të marrë Covid-19 duke prekur sipërfaqe të infektuara si metali ose plastika. Deri tani mendohej se Sars-cov 2 mund të mbijetonte dy apo tre dite ne banknota e qelq dhe 6 dite ne plastike e çelik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.