Në pranga kryebashkiaku për ”punësime partiake”, Shqipërinë e kanë mbushur me punësime në mijëra militantë

0 93

Kërcasin prangat në Mal Zi ndaj zyrtarëve që shfrytëzojnë postin shtetror. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq është arrestuar. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administratës. Kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake. Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.

Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit. Por lind pyetja: Në Mal të Zi arrestohen kryebashkiakë për “punësime partiake”, po në Shqipëri ku prej pak muajsh janë punësuar mijëra vetë militantë partiakë të PS, pse hesht prokuroria?

Në Mal të Zi prangat u hodhën mbi kryebashkiakun e Ulqinit për disa punësime partiake, po në Shqipëri që jo vetëm po punësojnë për votat e 25 prillit, por edhe po vjedhin me PPP, Koncesione, tenderime, etj në shërbim të një grupi oligarkësh, pse nuk ka arrestime? Mali i Zi është një shtet i ri dhe me popullsi diku te 700 mijë veta dhe ka standarte të larta demokracie e zhvillimi ekonomik, kurse Shqipëria mbeti peng i oligarkëve.

Si ka mundësi që drejtësia hesht dhe nuk dënon ministra, ish-ministra, kryebashkiakë, deputetë dhe zyrtarë të lartë? Mali i Zi arreston kryebashkiakun vetëm se ka punësuar disa militantë, kjo është drejtësi. Të gjitha bashkitë e Shqipërisë, gjithsejt 61 të PS-së, kanë futur në punë me kontrata provizore me fond nga qeveria qendrore qindra e qindra militantë që t’ju marrin votat. Pse nuk arrestohen në Shqipëri? Pse heshtin edhe ambasadorët e huaj që na japin leksione demokracie?

Leave A Reply

Your email address will not be published.