Në pritje të refugjatëve ukrainas, Çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

0 207

Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga e premtja teksa është në pritje të një fluksi të madh refugjatësh ukrainas që po ikin nga pushtimi i vazhdueshëm rus.

“Ne po vendosim gjendjen e jashtëzakonshme thjesht për arsye teknike, kështu që ne mund të përballojmë fluksin e refugjatëve,”- tha të mërkurën kryeministri çek Petr Fiala gjatë një konference për shtyp.

“Në asnjë mënyrë kjo nuk do të prekë qytetarët çekë,” shtoi ai.

Gjendja e jashtëzakonshme është caktuar të zgjasë 30 ditë, por ajo mund të zgjatet nga qeveria nëse është e nevojshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.