Në sitën e OFL-së, ”të fortët” shantazh dhe gjoba biznesmenëve

0 372

Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur sot në juglindje të vendit, ku i ka dërguar formularin katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale, si vrasje, trafik droge dhe shantazh për përfitim të pasurisë.

Në sitën e OFL sot kanë rënë

-Erjon Llapushi, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kry
-Arben Pilinçi, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka deklaruar fajtor për veprën penale ”Vrasja kundër dy ose më shumë personave”;
-Theodhor Dhamo, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
-Vangjel Zguri, banues në Korçë pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka deklaruar fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

Njëi prej tyre, Erjon Llapushi akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që përmes shantazhit e dhunës ka detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci ti dhurojnë aksione në kompanitë e tyre. Në dokumentet e sekuestruara, rezulton se ai kishte tjetërsuar një pjesë të aksioneve duke ua dhuruar personave të tretë gjithashtu me precedentë penal.

Mësohet se Llapushi ra në pranga në shkurtin e 2019-ës pasi dy vëllezër biznesmenë informuan në dhjetor te vitit 2018 prokurorinë për kërcënimet dhe kërkuan ndihmë nga institucionet pasi ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve.

Arben Pilinçi, 44-vjeç është një prej personave të cilëve OFL i dërgoi sot formularin e vetëdeklarimit. Ai ka qenë i dënuar më parë për veprën penale ”Vrasja me dashje”. Në vitin 2016 ai është ndaluar duke udhëtuar në një makinë tip Hummer,, bashkisë me dy persona të tjerë me 14 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në fillim të po këtij viti, 44-vjeçari Arben Pilinçi ishte shpallur në kërkim për drogë pas një operacioni, ku u arrestua djali i tij 26-vjeç Orlind Pilinci. 44-vjeçari ka qenë kryeplak në fshatin Podgorie në Pogradec. Ai njihet edhe për jetën e tij luksoze, pasi në rrjetet sociale publikonte foto me makina lukzose të llojeve të ndryshme, si Hummer e lloje të ndryshme të “Benz”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.