“Negociatat me shkresa s’sjellin president”, Balla pas takimit me Alibeajn: Nesër rinisin negociatat e qeverisë me opozitën

0 41

Kreu i grupit të PS Taulant Balla ka dhënë detaje nga takimi me Enkelejd Alibeajn.

Fjala e Ballës

Unë po them që sot ka pasur konferencë të kryetarëve dhe kam propozuar të takohemi në orën 18 dhe kemi qenë të përiktë të dy. Me mua ishte dhe Spiropali, ka qenë Pampuri me Alibeajn.

Unë pozicionin tim e kam thënë qartë sot do ta them dhe nesër. Nëse ka gatishmëri për tu përfshirë në proces seriozisht mund të kem ecuri në këtë proces. Po harxhojmë shumë kohë me pjesën e parë. Propozimi im është që të vijë me propozime konkrete.

Negociatat me shkresa nuk sjellin produkt.

A po shkon drejt zvarritjes për të kaluar vetëm te raundi i katërt?

Rama s’ka vendosur vijë të kuqe ka cituar nenin përkatës të kushtetutës. Asnjë nga palët nuk bën pengmarrje të procesit. Procesi i negociatave kryhet përgjatë 3 raudeve të para.

Rama ka thënë që prej ditës së parë që Shqipëria s’ka nevojë për president partiak por për president të të gjithë shqiptarëve.

Kemi dakordësuar për nesër me Alibeajn.

Dëshira jonë është që 4 grupet parlamentare të jenë të pranishme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.