Nëna e saj nuk kaloi Vetting-un, reagon Rudina: Ata që më janë hedhur si ujqër…

0 413

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot gjyqtaren Fatmira Hajdari. Pas hetimit të bërë dhe përballjes në KPK ditën e hënë, sot është shpallur vendimi për shkarkimin e saj nga detyra.

Në reagimin e parë për këtë situatë, deputetja Rudina Hajdari, në fjalën e saj në Kuvend, tha se të gjitha ata që e akuzuan, se ajo ndenji në Kuvend vetëm për të mbrojtur nënën e saj, me vendimin e sotëm e kanë marrë përgjigjen.

”Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time dhe padyshim shumë njerëz jashtë kësaj sallë që më janë hedhur si ujqër, duke thënë që unë ndenja në Kuvend për të mbrojtur time më, sot e morën përgjigjen. Unë besoj te reforma ne drejtesi dhe nëse e them për time më, e them për çdo gjyqtar dhe do ta mbështes reformën deri në fund se shkoj përtej interesave të familjes sime”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.