Nëna po i vdiste nga Covid-19, i riu ngjitet në dritare për t’i dhënë lamtumirën

0 55

S’janë të paktat rastet, ku shumë familje për t’i shpëtuar një infektimi, nuk e kanë pasur mundësinë të vizitojnë të afërmit që janë të prekur nga Covid-19. Një i ri nga Palestina, Jihad Al-Suwaiti, nuk i ka rezistuar këtij tundimi dhe ka gjetur mënyrën e rrezikshme për të vizituar të ëmën që ndodhej e shtruar në spital.

Mamaja e tij, ishte e infektuar me Covid-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte. Me anë të një telefonate, mjekët e spitalit ku nëna e tij po trajtohej, e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e saj ishte tepër rëndë dhe mundësia që ajo të ndërronte jetë ishte tepër e madhe.

Në këto kushte, Jihad vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma. Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.