Nesër KQZ vendos për fatin e dy kryebashkiakëve të PS-së

0 365

Mësohet se të martën Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, do të ketë një mbledhje ku do të vendoset për Agron Malajn dhe Kastriot Gurrën. KQZ-ja do të kalojë në sitë shyrtimin e rezultateve të hetimeve për kryetarët e Bashkive Mat dhe Librazhd.

Sipas verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje. Ai nuk e ka fshehur dënimin në formular, por sipas PD-së dënimi sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë. Megjithatë vendimin pritet që ta marrë nesër KQZ-ja.

Sa i përket kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra pas hetimeve të kryera, Prokuroria e Përgjithshme doli në përfundimin se nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim e aq më tepër që të jetë dënuar për falsifikim të vulave, siç Lëvizja Qytetare Sopoti, me përfaqësues Rexhep Hanën pretendonte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.