Nesër në pesë të mëngjesit fadromat fillojnë prishjen e shtëpive te ASTIR

47

Pas paralajmërimit të INUK se sot në mëngjes ishte afati kur banorët e Astirit duhej të lironin banesat pasi do të zhvillohej aksioni për shembjen e tyre, banorët kanë dalë në protestë për ta kundërshtuar këtë vendim. Por aksioni është shtyrë për orët e para të ditës së martë.

Mësohet se mjetet e rënda të INUK do të mbërrijë në orën 05:00 të mëngjesit të nesërme në “Astir” dhe aksioni për shembjen e banesave do të nisë një orë më vonë, pra në orën 06:00, ndërkohë që po në këtë orë do të mbërrijnë edhe mjetet e shërbimit zjarrëfikës.

Nga ana tjetër banorët e “Unazës së Re” paralajmërojnë se do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në gatishmëri. Mjaft prej tyre kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë në shenjë proteste. Organizimi i tyre ka nisur në rrjetet sociale që pasditen e kësaj të hëne, duke iu bërë thirrje banorëve që të dalin në protestë. Protestës i janë bashkuar në këto momente edhe gra, fëmijë e të moshuar, pavarësisht se temperaturat janë në ulje.

Mbi 1 mijë forca policie do jenë nesër në gadishmëri.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.