Nesër përfundon gjendja e jashtëzakonshme/Rama: Mund të shtyhet për…

0 919

23 qershori (nesër) do të sjellë fundin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vendin tonë, të shpallur për shkak të pandemisë Covid-19. Shqipëria ka qenë në  një shtetrrethim, pra në masa të rrepta sigurie të cilat u shoqëruan me kufizim të liri-daljes, mbylljes së bizneseve, shkollave, transportit publik, kufijve, pra në karantinë totale, masa këto të cilat erdhën duke u lehtësuar.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore u shpall më 24 mars, atëherë kur në vend ishin vetëm 5 viktima nga Covid-19 dhe 123 të infektuar. Më pas Kuvendi vendosi shtyrjen e saj me dy muaj, pra deri më 23 qershor.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria nuk ka në plan që ta shtyjë sërish gjendjen e fatkeqësisë natyrore, por foli për një skenar që kishte të bënte vetëm me shtyrjen në disa zona, ose më konkretisht qytete bregdetare. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Këshillit të Ministrave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.