Nevina Shtylla tregon planet: “Nuk e di a do ta vesh fustanin e bardhë”

0 188

Nevina Shtylla është një nga personazhet mjaft të dashur të publikut, për shkak të çiltërisisë dhe ëmbëlsisë që ajo shfaq gjithnjë në ekran.

Edhe psë ështe gjithnjë në ekranin e të gjithë shqiptarëve, Nevina ka vendosur që jetën e saj private ta mbaj të fshehtë dhe larg medias.

Ndërkohë, e ftuar në emisionin “Wake Up”, moderaotjra u shpreh se nuk e di se kur do të martohet, madje edhe fustani i bardhë është një dilemë për të.

“Është fazë e jetës që mua më pëlqen, ndonjëhere edhe e mendoj. Megjithëse mendoj se aq shpesh sa e kam veshur fustanin e bardhë, nuk e di nëse realisht do të doja ta vishja ndonjëherë edhe vetë. Ose më saktë, nuk jam nga ato vajzat që rri akoma dhe fle me ëndrrën: ‘Si do të dukem nuse’. Unë e kam ezauruar këtë pjesë”, u shpreh fillimisht ajo.

“Megjithatë, edhe nëse do ta vishja ndonjëherë fustanin e bardhë, do të ishte fustani më i thjeshtë i mundshëm në botë”

Rikujtojmë se Nevina Shtylla e ka bërë publik lajmin se është në një lidhje, por nuk ka zbuluar detaje më tej. Ajo është shprehur gjithashtu se nuk ka në plan të ketë fëmijë.

“Jo, për momentin jo”, duke shtuar se tani ka Rokon, qenushin e saj fiks si djalë, të paktën sa i përket përkujdesjes dhe vëmendjes kushtuar atij. “Për një fëmijë ndoshta do të mbetet për pak më vonë”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.