”New York Times”: Turqia i vetmi vend që ofron mundësi për miliona sirianë

0 67

”Turqia është i vetmi vend që ofron mundësi për miliona sirianë”, sipas gazetës amerikane “New York Times”, pas një vëzhgimi të kryer në qytetin Afrin të Sirisë dhe në kampin e refugjatëve pranë këtij qyteti. Një shkrim që përshkruan gjendjen e qytetit Afrin, që kohëve të fundit është përfshirë nga sulmet me bombë të organizatës terroriste YPG/PKK, si dhe gjendjen e kampeve të refugjatëve në rajonet e qytetit afër kufirit me Turqinë.

Duke kujtuar se operacioni “Dega e Ullirit”, e filluar nga Forcat e Armatosura Turke për të pastruar organizatën terroriste YPG/PKK nga rajoni më 20 janar 2018, mori kritika të mëdha në botë, thuhet se, “Por sot, sirianët të mbrojtur nga ata, janë të kënaqur nga prania e turqve atje”.

“Por në pritje të fundit të luftës civile siriane një-dekadëshe që akoma po e huton botën, Turqia është forca e vetme ndërkombëtare në vend që strehon 5 milionë civilë të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe të cilët janë në gjendje të rëndë. Sot vetëm ushtarët turq qëndrojnë kundër masakrave të mundshme forcave të Bashar Al-Assadit dhe aleatëve rus”, shkroi shefja e zyrës së gazetës në Turqi, Carlotta Gall sipas Abadolu Agency.

Gjithashtu në artikull thuhet se në veçanti refugjatët që kanë ikur nga sulmet në rajonin e Damaskut dhe Halep-it dhe kanë ardhur në rajon, po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa Turqia ka siguruar siguri në rajon dhe ka krijuar kuvende lokal për të menaxhuar rajonin.

“Turqia ka lidhur qytetin me rrjetin e tij elektrik dhe i ka dhënë fund gjendjes pa rrymë që ka vazhduar për vite, gjithashtu në rajon përdoret linja turke telefonike dhe valuta turke, janë të regjistruar 500 kompani siriane për tregti kufitare.” thuhet në artikull. Zëvendësguvernatori i qytetit Hatay, Orhan Aktürk, pikëpamjet e të cilit marrin pjesë në artikull, thotë se, “Qëllimi ynë është të normalizojmë edhe më tej jetën e tyre. Ne sigurojmë që shkollat ​​dhe spitalet të qëndrojnë të hapura në mënyrë që njerëzit të kthehen në jetë përsëri”, deklaroi ai.

Lidhur me sulmet me bombë në qytet, Aktürk deklaroi se, ata kanë zbuluar se automjetet e shpërthyer ishin sjellë me kamionë nga rrethi Manbij nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK. Duke folur për gazetën, një nga këshilltarët lokal, Said Sulaiman, theksoi se përtej ndihmës së Turqisë ata kanë nevojë për më shumë ndihma humanitare ndërkombëtare, ndërsa në artikull po ashtu thuhet se, “Turqia është i vetmi vend që ofron mundësi për miliona sirianë”

Më tej theksohet se studentët e rajonit kanë mësuar turqishten për të gjetur mundësi për shkollim dhe punësim në Turqi dhe se njerëzit e rajonit nuk do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre derisa nuk mbaron lufta. Sulaiman Jarir, i cili kishte ikur nga jugu i Damaskut dhe kishte ardhur në rajon, duke folur për gazetën tha se, “Nuk është e mundur të kthehemi në fshatrat tonë pa na siguruar mbrojtje Turqia. Ne nuk mund të mbijetojmë pa praninë e turqve”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.