Neymar bën “avokatin” e Messit

0 39

Neymar nuk i kursen fjalët për të shpjeguar sezonin e vështirë të përjetuar nga Paris Saint-Germain këtë vit. Braziliani, duke folur për “Canal +”, komentoi të tashmen, por edhe të ardhmen e tij, duke nënvizuar se si sezonin në vijim do ta veshë sërish fanellën e PSG me Mbappe dhe Messi.

Sa për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”, O’Ney donte të shpjegonte se si përshtatja e tij nuk ishte më e thjeshta. “Leo ka kaluar shumë vite në Barcelonë, është e vështirë të përshtatet tjetër kund. Është e vështirë të ndryshosh ekipet dhe qytetet, – tha Neymar.

– Përveç kësaj, ai nuk vjen vetëm, por me familjen. Edhe gjuha është ndryshe. Këto janë gjëra që mund të të bëjnë konfuz. Pastaj futbolli ndryshe i Ligue 1, stili i lojës së ekipit, me lojtarë që nuk kuptojnë mënyrën se si ai luan. Pra, kjo është e gjitha e keqe.

Leo, Kylian dhe unë jemi lojtarë që vlerësohemi gjithmonë për performancën, statistikat, titujt e fituar, gjithçka. Ne i dimë përgjegjësitë tona dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë përpiqemi të bëjmë më të mirën”.

Duke folur për të ardhmen e tij te PSG, braziliani shtoi: “Ambiciet e mia janë gjithmonë të fitoj sa më shumë trofe. Kam një kontratë me PSG, kështu që do të qëndroj. Dua të luaj e të fitoj Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve.

Mbappé? Nuk dija asgjë deri në fund për rinovimin, por jam shumë i lumtur që ka vendosur të qëndrojë. Mendoj se projekti i PSG është i duhuri për të”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.