Nga 1 qershori mund të udhëtoni pa “green pass” drejt Italisë

0 39

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masat e reja të vendosura nga Italia për udhëtimet drejt këtij vendi.

Autoritetet në Itali kanë vendosur, që duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së ‘green pass-it’.

Gjithashtu bëhet me dije se udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye.

Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj vendosi heqjen e detyrimit të paraqitjes së certifikatës së gjelbër për të huajt, që hyjnë në vend, ku përfshihen edhe shqiptarët.

Po ashtu, nuk do të nevojitet dëshmi vaksinimi, as test negativ infektimi apo shërimi dhe kjo masë pritet të jetë në fuqi përgjatë gjithë verës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.