Nga 15 qershori rinisin fluturimet me Greqinë/MIE: Udhëtimi me protokoll sigurie

0 330

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bën të ditur se duke filluar nga data 15 qershor 2020 do të rinisin fluturimet e rregullta Tiranë-Athinë dhe Athinë-Tiranë. Vendimi për të rinisur fluturimet e rregullta parashikon edhe zbatimin e protokolleve të rrepta të sigurisë kundër Covid-19, të miratuara nga autoritetet e Shëndetit Publik.

“Njohja paraprake me këto protokolle dhe zbatimi me përpikëri i tyre nga të gjithë pasagjerët, jo vetëm do të rrisë sigurinë, duke frenuar përhapjen e infeksionit Covid-19, por njëkohësisht do të lehtësojë ndjeshëm të gjithë procedurat që do të ndiqen në aeroportet respektive”.

Ministria e Infrastrukturës, thekson edhe se qeveria shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe ministria do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.