Nga 2 milionë, Haxhi këtë vit me 1000 pelegrinë

0 318

Pelegrinazhi më i rëndësishëm i islamit, haxhi, ka nisur të martën me vetëm rreth 1000 persona, edhe pse çdo vit më shumë se 20 milionë vetë mblidhen në Mekë e Medinë nga e gjithë bota.

Për shkak të kufizimeve të vendosura nga Arabia Saudite, si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit, këtë vit 70% e pjesëmarrësve janë të huaj që jetojnë në Arabinë Saudite, ndërsa të tjerët shtetas sauditë. Të gjithë ata që janë përzgjedhur për të marrë pjesë në haxh janë të moshës 20-50 vjeç.

Më parë, autoritetet në Arabinë Saudite, vendi më i prekur nga Covid-19 në botën arabe, kishte deklaruar se haxhi këtë vit edhe mund të anulohej. Si një nga 5 shtyllat kryesore të fesë myslimane, haxhi duhet të kryhet patjetër një herë në jetë nga çdo besimtar që ka mundësi fizike apo financiare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.