Nga data 4 maj fillon lëvizja ndërqytetase me taksi me dy pasagjerë

0 295

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se duke filluar nga data 4 maj do të rifillojë qarkullim ndërqytetas me taksi, por do të lejohen vetëm dy pasagjerë familjarë në makinë. “Nga data 4 do të lejohet shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase”. Nga ana tjetër, Manastirliu u shpreh se po vlerësohet edhe zgjerimi i lëvizjes së automjeteve pa autorizim, brenda qarqeve dhe fashave orare 05:00-17:30.

Leave A Reply

Your email address will not be published.