Nga marsi në qershor, COVID 19 pritet të “gllabërojë” gjysmë miliard euro nga buxheti i shtetit

0 44

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pademia i ka dhënë një goditje të fortë buxhetit të shtetit.

Ai tha se përllogaritet që për muajt mars-prill-maj-qershor humbjet në buxhet të kapin shifrën  e gjysmë miliardi euro.

Rama: Kjo shtëpi, ky shtet dhe kjo qeveri ka humbur si pasojë e kësaj lufte 100 milion eruo në muajin mars, 170 milion në muajin prill dhe me gjasë do të huambasë 170 milionë në muajin maj dhe 100 milion në qershor. Ky është parashikimi, në total më shumë se gjysmë miliard euro.Të ardhurat janë goditur fort.

Teksa apeloi qytetarët të qëndrojnë me vendosmëri dhe të respektojnë rregullat dhe kufizimet.

Rama tha se nga java e ardhshme, kur hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në kodin penal, nuk do të tolerohet më askush.

Rama: Nga java e ardhshme pasojat për shkeljen e kodit të ri penal për shkelësit e rregullave pa përjashtim, në radhën më të parë për lokalet e trimave të lagjeve që hapen fashehurazi do të jenë të rënda dhe të panegociueshme. Ju lutem, ju përgjerohem të qëndrojmë me dinjitet dhe vendosmëri. Mos e vini asnjë çast në dyshim që unë dhe kjo qeveri do të bëjmë gjithçka që të mos lëmë vetëm askënd.

Leave A Reply

Your email address will not be published.