Nga predha antitank, te snajperi kundër Ardian Çapjes

0 338

Atentati i së hënës ndaj Ardian Çapjas në Elbasan ishte i treti në radhën e atentateve kundër tij gjatë 5 viteve të fundit. Përpjekja e parë për eliminimin fizik të anëtarit të familjes së dyshuar për lidhje me botën e krimit, u shënua në gusht 2017. Banesa e tij u qëllua me një predhë antitank, e cila nuk shpërtheu duke mos e vënë në rrezik jetët e tij. Atentati tjetër ndodhi brenda të njëjtit vit. Disa muaj më vonë, ai ishte para banesës kur ndaj tij u hap zjarr me breshëri automatike. Ardian Capja mori plagë të lehtë.

Autorët qëlluan nga një mjet në lëvizje, që për maskim kishte targa të falsifikuara dhe i ngjashëm me mjetin e një fqinjit të tij. Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjas, i ekzekutuar në vitin 2005, ngjarje që shënoi fillesën e një kalvari përplasjesh ndër vite, të shoqëruara me atentate, viktima dhe ngjarje kriminale të mbetura pa autor.

Vrasja e Sokol Çapjas ndodhi pas konfliktit të tij me ish-kreun e qarkullimit rrugor të Elbasanit, Fadil Mema. Ngjarjet kriminale në vijim morën jetë nga të dy fiset, ndër të tjera të vetë ish-policit Mema në Itali në mars 2015 dhe Agron Çapjas e dy të tjerëve në shkurt 2016 në Elbasan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.