Ngjarja në Elbasan/ Sociologu: Policia komunitare s’funksionon, pse hesht politika?

0 352

Zanafillën e asaj që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, sociologu Gëzim Tusha e gjen te familja. Ai ka bërë një analizë përtej të dukshmesh, të ekzekutimit të 71-vjeçarit dhe rezistencës të tij, në një kohë kur opinioni publik priste që ai të dorëzohej. Varfëria, divorci, mendjelehtësia e krijimit të një familje, njerëz dembel që nuk japin kontribut në familje janë disa nga arsyet që Tushi liston mbi motive që sjellin në krijimin e qenieve njerëzore, të cilat ai i quan ” mbetje biologjike kafshërore”.

Në syrin e sociologut ka tërhequr vëmendjen një tjetër fakt, dëshmia e fqinjëve. ndryshe nga sa ndodh gjithmonë që kur një njeri vdes, banorët e përshkruajnë “si një njeri i mirë”, nuk ndodhi kështu me Lefter Zhidrun. Kjo për sociologun duhet të shërbente si një kambanë alarmi për autoritetet. “Ka dhënë sinjale të një njeriu të çekuilibruar, që kishte dobësi në administrimin vetes, ky duhet të ishte një shqetësim”, tha ai.

Nga ana tjetër, Tushi ka dhënë edhe një mesazh, ku fokusin e vendos te familja. “Mesazh im është ky, të gjithë të këqijat e mëdha burojnë nga familja, nuk është hiç në rregull dhe fakti që familja nuk funksionon po krijohen njerëzit asiocial. Ne duhet të investojmë ilaçet sociale, mediatike te familja. Ne duhet të bëjmë disa analiza se çfarë ka që është e shqetësuar, me krime brenda saj, me dhunë të vazhdueshme. Ne mund të merremi me Kodin Zgjedhor, por kemi shumë gjëra të tjera që duhet marrë. Politika as se ka në vëmendje fare dhe as nuk e vret fare mendjen për këtë ngjarje”, tha sociologu në Report Tv.

Leave A Reply

Your email address will not be published.