Ngjela: Shtet i diskretituar. Njerëzit po vdesin nga të ftohtit, Rama nuk di të bëjë asgjë

44

Nga Spartak Ngjela –

E dini se çfarë kohe kemi si rezultat tragjik: kohën banditeske të Sali Berishës me ligjin e legalizimit, grabitjen e tokave, dhe ndërertimet pa leje të të gjitha qeverive në afër në 30 vjet. Me injorancën e Edi Ramës që pllakosi me klientelë korruptive Tiranën, gjithë po me ndërtime jashtë rendit urban, por edhe me dhjetra e dhjetra kryetarë komunash e bashkish që në 25 vjet rresht kanë shitur lejet e ndërtimit.Të gjitha jashtë çdo studimi.
Po paratë ku janë?

Njerzit po vdesin nga të ftohtit, kurse qeveria aktuale nuk ka kurajë që të deklarojë se sa e ka fondin rezervë për emergjencat. (!)
Asgjë.
Shqiptarët sot janë një popull i grabitur që tani është trembur nga ankthi i gjendjes tragjike, dhe një kryeministër që nuk di të bëjë asgjë.

Ky i sotmi tregoi se është sak një shtet që mbeti i diskredituar nga ekipet ndërkombëtare që erdhën për ndihmë, të cilët treguan që janë të përgatitur për gjendjet e emergjencës. Se janë të përgjegjshëm ndaj shoqërive të tyre, prandaj.
Po ky yni? Ky e tregoi që është një shtet i kalbur, dhe me sundues që nuk janë e as kanë qenë ndonjëherë përgjegjës për popullin e tyre.

Gjithçka është vjedhur, në tre dekada rresht. Po tani?
Tani ky shtet duhet të dorëzohet.
Kriza do të thellohet. Por njerëzit e ditur dhe te aftë janë përjashtuar nga banditizmi korruptuv. Kush do ta drejtojë këtë emergjencë?
Qeveria aktuale nuk di të bëje asgjë.
Atëherë?

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.