Nis mbledhja mes dy qeverive në Prishtinë

0 30

Ka nisur në orën 11:00 me ceremoni zyrtare nga Garda Kombëtare e Kosovës pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit u prit nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe më pas të dy homologët përshëndetën kabinetet qeveritare të dy qeverive.

Pas ceremonisë ka nisur edhe mbledhja e 8-të mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i Qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, ndërsa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.

Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, teksa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.

Mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 13 marrëveshje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.